Arrestohen nëntë persona për organizim të skemave piramidale, bixhozit dhe krim të organizuar

Më 21 prill 2016, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar DHKO, ka realizuar një operacion të gjerë policor, në pesë rajone të ndryshme, me ç’rast ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për veprat penale ‘organizim të skemave piramidale,  bixhozit’ dhe ‘krim të organizuar’.

Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të gjykatës kompetente dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, si dhe të asistuar nga njësi policore (NJSO dhe NJRSH), ku janë kontrolluar 21 lokacione në rajonet e Prishtinës, Pejës Gjakovës, Gjilani dhe Ferizajt .

Personat e arrestuar në këtë rast janë: Q.M 1989, M.A 1954, A.B 1989, SH.B 1981, G.N 1987, M. K 1985, P. N 1984, B.B 1986 dhe S.B 1967.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale: 2 armë zjarri, 9 fishekë, 125 aparate të lojërave të fatit, 1 rulet, 15 shtëpiza kompjuteri, 9 KENO lojëra, 1 aparat për shtypje te tiketave, 9 DVR regjistrues, 10906.10 € euro para kesh, dokumente të ndryshme, librat e shitjes etj.

Personat e dyshuar me urdhëresë të prokurorit janë dërguar në mbajtje.