Një dallgë e re arrestimesh ka përfshirë qeverinë botërore të futbollit, në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv të FIFA-s.
Sipas autoriteteve zviceriane, në bazë të hetimeve që po udhëhiqen nga prokurore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë prangosur 10-të zyrtarë të tjerë gjatë orëve të natës.
Disa prej të arrestuarve, sqaron Policia, janë prangosur në të njëjtin hotel ku u realizuan arrestimet e mëparshme (mbi 20-të të arrestuar) gjatë muajit maj, kur FIFA pësoi tronditjen e parë në kuadër të skandalit korruptiv, që nxorën në dritë hetuesit amerikanë.
Të arrestuarit, sipas burimeve nga policia zvicerane janë pjesë e futbollit Amerikano Latin, dhe Amerikës Qendrore, teksa sqarohet se nuk është pjesë e të arrestuarve Sepp Blatter./kosovapress/