Arrestohet 17 vjeçarja sepse abortoi dhe varrosi foshnjën në oborr

Një 17-vjeçare shqiptare është arrestuar nga karabinierët në Cittadella pasi akuzohet se ka provokuar abortin, ka vrarë foshnjën rreth 6-7 muajsh me thikë dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë së saj.

Sipas mediave italiane, 17 vjeçarja ka lindur në banjën e shtëpisë duke provokuar abortin me ilaçe dhe pasi ka parë që fëmija ishte gjallë e ka masakruar atë me thikë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur 19 nëntorin e vitit të kaluar, kur në oborrin e shtëpisë së vajzës, u gjetën mbetjet e asaj që autopsisë rezultoi se ishte një fetus.
Hetimi që çoi në zbardhjen e krimit makabër të 17  vjeçares, nisi pas mbërritjes së saj në spitalin e Camposampiero për shkak të hemorragjisë.

E reja ishte paraqitur me identitet të rremë, gjë që ngriti dyshime për ngjarjen horror. 17-vjeçarja akuzohet edhe për fshehje të kufomës dhe të dhënave personale./Shqiptarja