Arrestohet edhe Ismajl Kurteshi

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi është arrestuar.

Atë disa minuta më parë e kanë nxjerrë jashtë ndërtesës së Kuvendit dy policë me rroba civile, raporton KP.

Ky deputet kishte ndezur gazin lotsjellës gjatë seancës së paradites. Pak më herët ishte arrestuar edhe Haxhi Shala.