Arsenali nuk e dëshiron këtë ekip në Ligën e Kampionëve

Mathieu Flamini ka zbuluar se cilën rival nuk e dëshiron në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

The Gunners patën një fillim jo të mirë në fazën e grupeve, por që më pas arritën që ta marrin veten, duke arritur kualifikimin për të 16-tën herë radhazi.

Mesfushori francez për mediat britanike ka thënë se nuk e preferon të takohet me Barcelonën, pasi që katalonasit po kalojnë nëpër një fazë fantastike, transmeton Telegrafi.

“Në qartë nuk duam Barcelonën, pasi ata janë ekipi më i mirë deri tash”, ka thënë shkurt Flamini.

Kujtojmë se shorti për fazën eliminuese të garës më prestigjioze evropiane për klube do të hidhet ditën e hënë. /Telegrafi./