As këtë muaj nuk diskutohet shndërrimi i FSK-së

Për shkak të tensioneve politike dhe mungesës së konsensuesit me partnerët serbë të koalicionit, çështja e shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura nuk pritet të procedohet as këtë muaj në Kuvend.

Zyrtarë të kabinetit të kryemnistrit, Isa Mustafa i kanë thënë Radio Kosovës se nga janari do të fillojnë bisedat intensive dhe hapat konkret për transformimin e FSK-së.

Ndërsa përmes një deklarate NATO ka mohuar se ka nevojë për marrëveshje speciale për transformimin e kësaj force./ Lajmi.net