Asociacioni zbatohet pa e prekur sovranitetin

Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë se dhuna në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme. Sipas tij, Asociacioni mund të implementohet pa e dëmtuar sovranitetin e vendit

Daniel Serwer, njohësi i çështjeve politike në Ballkan, thotë se dhuna e ushtruar nga opozita në Parlament është e papranueshme, pasi që, sipas tij, Asociacioni mund të implementohet pa e dëmtuar sovranitetin e vendit. Këto komente Serwer i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

“Dhuna që po përdoret në Kuvend është thjesht e papranueshme. Votuesit do të duhet që të bëjnë gjykimin përfundimtar si ndihen në lidhje me këtë çështje. Qeveria para shumë kohe ishte e përkushtuar për të implementuar Planin e Ahtisarit, i cili përfshin dispozitat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Opozita ka të drejtë ta kundërshtojë atë vetëm në mënyrë paqësore. Mua nuk më pëlqejnë shumë provizionet e Planit të Ahtisarit rreth kësaj çështjeje, mirëpo mendoj se Asociacioni mund të implementohet pa dëmtuar shtetin e Kosovës”, ka thënë Serwer.

Sipas tij, me veprimet e tilla në Kuvend po dëmtohet edhe imazhi i Kosovës./Zeri