Atmosferë magjike, destinacionet perfekte për të festuar Krishtlindjet

Tregu i Krishtlindjeve në Bazel, Zvicër: Ky treg klasik është i ndarë në dy seksione të ndryshme: Barfüsserplatz dhe Münsterplatz. Përbëhet nga gati 200 tezga të dekoruara që shesin erëza, dekorime dhe qirinj
Tregu i Krishtlindjeve në Strasburg, Francë: Që nga viti 1570, ky treg ndriçon qytetin çdo vit, me mijëra drita vezulluese dhe stoli festive
Duke u shtrirë në më shumë se 10 vende, tregu në Strasburg përmban rreth 300 shtëpiza prej druri që shesin gjithçka, nga dekorimet deri te vera e ngrohtë
Wiener Christkindlmarkt, Austri: Mund të ketë rreth 20 tregje të Krishtlindjeve në kryeqytetin austriak, por tregu kryesor vjenez është një nga ngjarjet më të vjetra dhe më tradicionale të qytetit.
Spektakli magjik i këtij tregu austriak ofron mbi 150 shtëpiza që shesin ëmbëlsira të shijshme dhe dekorime e dhurata për Krishtlindje
Mrekullitë e Dimrit të Brukselit, Belgjikë: Një shfaqje me drita, patinazh në akull dhe shëtitjet në panair janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të bëni në këtë markatë ekstravagante
Turistët në Bruksel gjithashtu mund të vizitojnë shtëpitë e shumta që shërbejnë glühwein, birra belge dhe të gjitha llojet e ushqimeve
Tregu i Krishtlindjeve Wenceslas, Pragë: Vizitorët mund të marrin dhurata të bëra në mënyrë artizanale dhe ushqime të vendasve si klobása (sallam çek)
Tregu i Krishtlindjeve i Sheshit të Qytetit të Vjetër, Pragë: Tregu festiv në Sheshin e Vjetër të qytetit ofron argëtim pafund, si shfaqje live, shfaqje kërcimi dhe një spektakël dritash
Piazza Santa Croce, Firence: Gjëja më e mirë në lidhje me këtë treg përrallor, është padyshim sfondi i bukur i ofruar nga bazilika françeskane e Santa Croce
Panairi tradicional i Firences transportohet çdo vit nga Gjermania në Firence
Zagreb, Kroaci: Kryeqyteti kroat është votuar si “destinacioni më i mirë i tregut të Krishtlindjeve” në sondazhin online të portalit “European Best Destinations” për disa vite me radhë
Krishtlindjet në Tivoli, Danimarkë: Ky park argëtues është një vend i veçantë për t’u vizituar gjatë gjithë vitit, por është edhe më tërheqës në Krishtlindje
Markatat në Danimarkë janë të mbushura me mijëra drita dhe vendi më i bukur mbetet shpella e Babadimrit
Tregu i Krishtlindjeve në Talin, Estoni: Me bazë në sheshin Town Hall të Talinit, karuselet dhe një shpellë dimërore janë disa nga atraksionet kryesore në ngjarjen vjetore dimërore të kryeqytetit estonez
Kuzhina tradicionale estoneze, buka e bërë vetë dhe punimet artizanale shiten në tezgat e shumta festive
Tregu i Krishtlindjeve Skansen, Stokholm: I vendosur në ishullin Djurgarden në muzeun më të vjetër të hapur në botë, Skansen është padyshim panairi dimëror më tradicional në Suedi
Tuomaan Markkinat, Helsinki: I mbajtur në sheshin e Senatit të Helsinkit, Tuomaan Markkinat është një treg i mrekullueshëm skandinav, me një karusel klasik si pjesë e tij qendrore,së bashku me dhjetëra tezga që shesin delikatesa tradicionale të Krishtlindjeve dhe punime artizanale finlandeze
Gendarmenmarkt, Gjermani: Me bazë midis Franzosischer Dom dhe Deutscher Dom, Gendarmenmarkt është një labirint kasollesh prej druri, ku shitet verë e ngrohtë, bukë xhenxhefili dhe dhurata unike për Krishtlindje
Fira de Santa Llucia: Që nga viti 1786, ky treg është shndërruar nga një ngjarje njëditore për të përkujtuar ditën e festës së Santa Llucia, e cila bie më 13 dhjetor, në një panair trejavor.
Tregu i zhurmshëm, i mbajtur jashtë Katedrales së Barcelonës, është i ndarë në katër seksione, plot me bimë dhe zbukurime artizanale
Christkindlesmarkt, Nuremberg, Gjermani: Ky treg festiv ka ekzistuar që nga shekulli i 16-të, duke tërhequr rreth dy milionë njerëz çdo vit.
Fshati i Dimrit Distillery, Toronto: I njohur më parë si Tregu i Krishtlindjeve në Toronto, kjo ngjarje vjetore është e mbushur me kabina tregtare dhe shitës ushqimesh. Shijoni një kek me xhenxhefil dhe shkrepni një fotografi në pemën 50 metra të lartë të Krishtlindjes
Fshati dimëror në Bryant Park, Nju-Jork: Me kioska të shumta dhe një shesh patinazhi 17.000 metra katrorë në natyrë, ky treg i njohur ofron një pamje të mrekullueshme, duke dhuruar atmosferën magjike të Krishtlindjes
Markata në Nju-Jork ka një numër të madh restorantesh dhe vende ku pihet birrë e kokteje të ndryshme

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu i parë i Krishtlindjes u hap në dhjetor të vitit 1298 në Vjenë, e më pas përgjatë shekujve, kjo traditë u përhap në të gjithë botën.

Nga Gjermania, në Zvicër, në Nju-Jork, është e vështirë të vendosësh se cili është destinacioni më perfekt për të festuar. Disa prej këtyre markatave janë bërë aq të famshme, saqë janë shndërruar në atraksione turistike më vete.

Gjatë viteve të fundit, një numër tregjesh të njohura festive u detyruan të anulojnë festimet për shkak të pandemisë Covid-19, por këtë vit po rikthehen. Fotogaleria e mësipërme rendit disa prej tregjeve më të mira të Krishtlindjeve në mbarë botën për vitin 2022.

Generated by Feedzy