Avioni i Air France ateron dhunshëm në Kenia, u dysha për një bombë

Një avion i “Air France”, i nisur nga Mauritius drejt Parisit, është detyruar të ulet në qytetin bregdetar të Kenias, Mombasa, pasi është gjetur një pajisje e dyshuar si bombë në tualet.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të policisë keniane gjatë kësaj të diele. “Boeing 777” i kompanisë franceze, me numrin e fluturimit 463, ishte drejtuar për në Aeroportin “Charles de Gaulle” të Parisit, kur papritur pilotët kërkuan ulje të detyrueshme në Aeroportin ndërkombëtar “Moi”, vetëm 37 minuta pas mesnate, tha zëdhënësi i policisë, Charles Oëino.

“Avioni kërkoi ulje të detyrueshme, sapo ishte pikasur një pajisje e dyshuar të ishte eksploziv në tualetet e tij”, tha Oëino. Në avion ishin 459 pasagjerë dhe 14 anëtarë ekuipazhi, teksa ishin nisur nga Mauritius në orën 21 të mbrëmjes së të shtunës.

Megjithatë, të gjithë pasagjerët u evakuuan në kohë dhe pajisja është bërë e mundur të nxirret jashtë avionit, konfirmoi më tej Owino. Ekspertë të mjeteve shpërthyese nisën menjëherë analizimin e eksplozivit të dyshuar, sipas zëdhënësit të policisë.

“Objekti, i cili besohej të ishte një pajisje shpërthyese, është nxjerrë me sukses nga avioni”, njoftoi edhe Autoriteti Aeroportual i Kenias përmes rrjetit social Twitter, duke shtuar se të gjitha fluturimet e planifikuara drejt Mombasas në atë periudhë u pezulluan, për të rinisur pak më vonë./klankosova/