Avokati i Limajt e Quan Qëllimkeqe Ankesën për “Kleçkën”

Është duke vazhduar shqyrtimi i rastit “Kleçka” në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Karim Khan, avokati i Fatmir Limajt është duke e kundërshtuar ankesën e Prokurorisë së EULEX-it ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për dhjetë të akuzuarit për krime lufte.

Khan kërkoi që të hedhet poshtë ankesa e prokurorisë duke e quajtur atë qëllimkeqe.

Dhjetë ish-ushtarët e UÇK-së u shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte më 17 shtator 2013.