Avokati i Popullit ua rikujton gjykatave: Uzurpimi i pronës është vepër penale

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin me rekomandime lidhur me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore, të shitura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, nga shfrytëzuesit e paligjshëm.

Qëllim i këtij raporti është tërheqja e vëmendjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Shtetërore, lidhur me uzurpimin e pronave të privatizuara nga shfrytëzuesit e paligjshëm.

Kompetenca ligjore e Avokatit të Popullit bazohet në nenin 18.1.2 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, që: “Të tërheqë vëmendjen për rastet kur institucionet e Republikës së Kosovës i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e institucioneve përkatëse në lidhje me rastet e tilla”.

Po ashtu, paragrafi 1.7, i po këtij neni, autorizon Avokatin e Popullit “të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet e Republikës së Raporti është bazuar në tre ankesa të ndara, të parashtruara nga ankuesit, kundër AKP-së, lidhur me uzurpimin e pronave, të cilat ata i kanë blerë nga AKP-ja nëpërmjet procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Gjatë analizës së rasteve, Avokati i Popullit ka vërejtur se nga ana e gjykatave ka hezitim për të vendosur lidhur me paditë civile për lirimin e pronave të uzurpuara. Sidoqoftë, Avokati i Popullit vë në pah se uzurpimi i paligjshëm i pronës është vepër penale e sanksionuar me nenin 332 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nr.04/082 dhe në rastet konkrete Policia e Kosovës dhe prokuroritë përkatëse do të duhej të ndërmerrnin hapa konkret para se rastet të procedoheshin në procedurë civile.

Avokati i Popullit rikujton se e drejta për mbrojtje të pronës është e garantuar me nenin 46 të

Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Nenin 1 i Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Për më tepër, neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh barazinë para ligjit, përderisa neni 2, paragrafi 3, në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit parasheh se:
“Ky ligj do të zbatohet në përputhje me parimet e parashtruara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj.”

Duke u nisur nga parimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit të autoriteteve, Avokati i Popullit, në pajtim me nenin 135, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenit 18, paragrafi 1.2, të Ligjit për Avokatin e Popullit, rekomandon që:

1. Agjencia Kosovare e Privatizimit të plotësojë vendimin nr. 270/2014 të datës 21 nëntor 2014 edhe për pronat për të cilat Agjencia ka përgjegjësi për të metat juridike të përmbushjes, të cilat janë shitur para datës 21 nëntor 2014.
2. Policia e Kosovës të veprojë në bazë të detyrave dhe autorizimeve të përgjithshme të përcaktuara me nenin 10, paragrafi 1, pika 1, pika 2 dhe pika 5, të Ligjit nr. 04/l-076 për Policinë dhe të procedojë rastet e uzurpimit të pronave të privatizuara pranë prokurorive publike përkatëse në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës

3. Prokuroritë Publike të fillojnë procedurën penale kundër uzurpuesve të pronave të privatizuara në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

Raporti i plotë i Avokatit të Popullit lidhur me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore të shitura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nga shfrytëzuesit e paligjshëm, i është drejtuar sot, më 19 prill 2016, autoriteteve përgjegjëse.

Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 28 të Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, Avokati i Popullit pret të informohet për veprimet që do të ndërmarrin autoritetet përkatëse lidhur me këtë çështje, si përgjigje ndaj rekomandimeve të lartpërmendura, brenda një afati të arsyeshëm ligjor, më së largu brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të Raportit lidhur me rastin.