Babai marton vajzën 2 – vjeçare në një ceremoni sekrete

Policia indiane ka vënë në pranga 3 persona pasi martuan vajzat e tyre në një ceremoni sekrete muajin e shkuar, njëra prej të cilave ishte vetëm 2 – vjeçe.

4 vajzat, të gjitha të moshës nga 2 deri në 12 vjeç u martuan në një ceremoni sekrete me djem të moshës së tyre në fshatin Gajuna të zonës së Bhilwara në Rajasthan, më 23 Shkurt.

Sipas “DailyMail”, martesat ishin planifikuar më 25 Shkurt, por nga frika e policisë, një prej baballarëve i përshpejtoi ato me dy ditë.

Fatmirësisht një gazetar ra në gjurmët e tyre dhe vajti në ceremoni duke u hequr si një bashkëfshatar dhe regjistroi gjithçka në telefonin e tij celular.

Ai e raportoi ngjarjen në polici dhe kjo e fundit arrestoi një 39 – vjeçar dhe dy 40 – vjeçarë.

Babai i vajzës së katërt kishte vdekur një vit më parë kështu që nuk pati të arrestuar nga familja e saj.

Fëmijët që martohen në këtë moshë tradicionalisht nuk jetojnë me bashkëshortët deri në moshë të pubertetit dhe të katërta vajzat aktualisht po qëndrojnë me nënat e tyre, nën monitorimin e policisë.

Policia në vend tha se kishin patur ankesa për 3 personat e arrestuar dhe se ata përballen me akuzën e martesës së fëmijëve, që dënohet me 1.500 dollarë gjobë dhe 3 deri në 4 vite burg.

Ndërsa aktivistja për të drejtat e fëmijëve, Kriti Bharti, po përpiqet që të anullojë martesat e tyre.