Bahtiri uron Thaçin të mos jetë kukull, por kryetar i qytetarëve (Video)

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka uruar presidentin Hashim Thaçi për pozitën e re.

“Mendoj se do të kemi bashkëpunim të fuqishëm për t’i çuar proceset përpara, mendoj se ai është njeri i zgjedhur dhe mendoj se do të bëj lëvizje pozitive dhe jo të jetë kukull, por të jetë kryetar i qytetarëve”.

Bahtiri këto komente i ka bërë në përurimin e fabrikës së qelqit në Mitrovicë, ku ka marr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili shihet tek qeshet pas urimit te Bahtirit, njofton Klan Kosova.