Barça interesohet për Hummels

Barcelona është duke u përgatitur për të transferuar mbrojtësin e Borussia Dortmund, Matts Hummels.

Raporte të ndryshme thonë se drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida, është fans i gjermanit dhe e do në Camp Nou.

Mësohet se ende nuk është bërë ofertë formale për të, por që e ardhmja e tij mund të jetë në Spanjë, për shkak të interesimit të madh që kanë blaugranat për të./parrotlla