Barcelona detyrohet të shesë “MSN”-në

Barcelona është duke dështuar të gjejë një mënyrë për t’ia vazhduar kontratat treshes Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

Gazeta britanike “The Sun”, raporton se pagat e “MSN”-së shpenzojnë pothuajse 73 për qind e të ardhurave të Barcelonës dhe këto shpenzime do të rriten edhe më shumë nëse kampioni spanjoll u ofron kontrata të reja.

Modeli i pagave të tanishme te klubi spanjoll nuk mund të qëndrojë pa investimet e reja nga jashtë dhe një kontribut në këto investime pritet të japin klubet nga Manchesteri që kanë shprehur interesim për të blerë Messin dhe Neymarin ndërsa Suarez mund të shitet nëse ofrohet çmimi i duhur për të.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu vazhdimisht ka insistuar se treshja sulmuese nuk është në shitje, por ai nuk ka opsion tjetër veçse t’i shesë lojtarët për ta shpëtuar klubin nga kriza financiare./koha.net/