Barcelona humb dy milionë euro shkaku i Neymarit

Arritja e Neymarit për tu futur në tre kandidatëve për ‘Topin e Artë’ do t’i kushtojë Barcelonës 2 milionë euro.

Braziliani tashmë është në garë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, pasi arriti të fitojë të gjithë trofetë me Barcelonën.

Neymar u bashkua me Barcelonën për 57 milionë euro. Por një klauzolë në kontratën e brazilianit bën që kataluansit të derdhin edhe 2 milionë euro tjera në konton e klubit të Santosit.

Thuhet se në kontratë shkruan se nëse Neymar futet në mesin e tre më të mirëve klubi duhet të paguajë këtë shumë.

Barcelona është duke punuar që të vazhdojë kontratën me brazilianin, poor ky i fundit nuk është duke u ngutur për këtë, duke thënë se ka edhe shumë vite të tjera në kontratë. /Telegrafi/