Barcelona, klubi më i popullarizuar në botë

Portali sportiv Goal.Com ka realizuar një sondazh në lidhje me klubin më të popullarizuar në botë.

Është Barcelona klubi më popullor në botë: këtë e zbulon një sondazh i Goal.com, ku ekipi blaugrana ka marrë 18% të votave me 19.703 preferenca, duke lënë pas Liverpool dhe Manchester United me 16%. Pas Real Madridit dhe Arsenalit, respektivisht të katërtit dhe të pestit, arrin ekipi i parë Italian, Interi: zikaltërit renditen në vend të gjashtë me 6% të votave, duke lënë pas Bayern Munich, Chelsean, Juventusin dhe Milanin.