Bashkëshorti mohon vrasjen: Nuk di ca i ndodhi gruas, u mbyt vetë…

SHKODER- 47-vjeçari, biznesmen i mobiljeve në Shkodër nuk pranon të ketë vrarë nënën e tre fëmijëve të tij.

Ai u tha hetuesve, që e gjeti atë në banjo me rrip në qafë.

Sadedin Sula pretendon që bashkeshortja e tij Suela, 39-vjeç është vetëvrarë për shkaqe të paqarta për të.

Deklarimet e tij nuk e kanë bindur grupin e hetimit dhe mësohet se në gjykatë, prokuroria do të kërkojë arrest me burg për të dyshuarin e arrestuar.

Dyshimet e para lindën pas kontradiktave në rrëfimin e Sulës për mënyrën se si e gjeti gruan e tij në banjon e mobilerisë “Europa” pronë e tij.

Më pas ekspertët konstatuan se trupi i viktimës kishte shenja dhune.

Sipas hetimeve, besohet se autori e ka dhunuar fizikisht 37-vjeçaren dhe më pas e ka mbytur me duar.

Ai ka bërë dhe zhvendosjen e trupit të pajetë nga një ambient tjetër i mobilerisë në banjo, ku dhe ka e impovizuar skemën e vetvarjes.

Pak para ngjarjes çifti ka patur një sherr për xhelozi dhe për këtë policia, pretendon se ka dëshmitar.

Të gjitha këto detaje do t’i paraqiten gjykatës së Shkodrës për të vendosur mbi fatin e Sadedin Sulës lidhur me ngjarjen e së hënës.