Bastiset avokati Mexhid Syla

Avokati Mexhid Syla në një deklaratë për KTV-në ka bërë të ditur se Policia e Kosovës sot ka bastisur zyrën e tij me dyshime për krim të organizuar.

Ai ka thënë se policia nuk ka marrë asgjë nga zyra e tij dhe se ai nuk është arrestuar.

“Unë nuk kam ide se çfarë ka ndodhur por në bazë të urdhrit për bastisje shkruan se gjoja unë paskam ndihmuar në strehimin e një pale, dikush me emrin Seviq por unë nuk di asgjë për të”, ka thënë avokati Syla për KTV-në.

“Pretendohet se unë kam qene palë e autorizuar, por vetëm nëse dikush e ka bërë këtë në emrin tim sepse unë nuk e njoh atë, as nuk kam qenë kurrë avokat i tij ose ndonjë lidhje tjetër”, ka shtuar ai./qdheq/