BBC: Pse opozita po hedh gaz lotsjellës në kuvendin e Kosovës

Ndonëse Kosova është shteti më i ri në Evrop, pavarësia e të cilit u shpall në vitin 2008, në javët e fundit ajo ka qenë një udhëheqës global për mosfunksionimin e Kuvendit.

Në pesë raste të veçanta deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotësjellës në sallën kryesore të Kuvendi.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry arriti të mërkurën në Prishtinë dy ditë pas incidentit të fundit,shkruan BBC

Lënë jashtë gazin lotësjellës, kjo duket një mënyrë e jashtëzakonshme për të mbrojtur parimet demokratike, të paktën kështu thonë se po bëjnë partitë opozitare.

Me 15 tetor Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, dhe AAK nga Ramush Haradniaj, thonë se Qeveria ka mohuar debatin mbi marrëveshjet me Serbnë për normalizim të marrëdhenieve.

“Ne vendosem që ta përdorim këtë strategji dhe gazin lotësjellës, sepse nuk kemi rrugë tjetër”, ka thënë këshilltari politik i Kurtit, Arbër Zaimi.

Udhëheqësi i partisë së tij, Albin Kurti aktualisht është në paraburgim për përfshirjen e tij në sulme.

Pas incidentit më të fundit me gaz lotsjellës, Bashkimi Evropian, i cili ka misionin e vet më të madh diplomatikë në Prishtinë, lëshoi një deklaratë të qartë: “Ky lloj i pengimit të dhunshëm nuk është as e pranueshme as nuk do të zgjidhë ndonjë problem për qytetarët e Kosovës”.