Dy partitë opozitare PDK-ja dhe lëvizja “Vetëvendosje”, kanë dështuar që ta realizonin idenë për formimin e komisionit për mbikëqyrje të ndërtimeve në Komunën e Gjilanit, i cili do të kishte 5 përfaqësues nga të gjitha grupet politike dhe kryesimi i komisionit do t’i besohej “Vetëvendosjes”, në seancën e radhës së Kuvendit.
Iniciativa është rrëzuar në Kuvendin Komunal nga votat e koalicionit LDK dhe AAK të cilët e kanë vlerësuar si të panevojshëm këtë komision, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mirëpo kjo nuk i ka penguar PDK-së që të ofronte dëshmitë në seancën e Kuvendit Komunal për ndërtimet pa leje dhe tejkalim të lejeve te ndërtimet, të cilat kanë rënë ndesh me planin zhvillimor të komunës.
Ata kanë akuzuar Valon Shefkiun, drejtor i Urbanizmit se kishte keqpërdorur detyrën zyrtare me rastin e mosrrënimit të objektit pa leje e cila është pronë e këshilltarit komunal nga radhët e LDK-së, Avdyl Aliut, i cili objekt ishte në listën e vendimeve për rrënim… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Koha.net