Bashkimi Evropian ka thënë se Bosnja është kthyer në rrugë të duhur për t’u konsideruar si vend kandidat për anëtarësim në BE, pas një dekade ngecje.
Përfaqësuesi special i BE-së në Bosnje, Lars-Gunnar Wiegemark, u ka paraqitur raportin e progresit autoriteteve boshnjake dhe ka thënë se vendi duhet të tregojë tani përparim domethënës në zbatimin e reformave që ka miratuar.
Udhëheqësit boshnjakë planifikojnë një rishikim të kushtetuës, për të cilën zyrtarët e BE-së thonë se shkel të drejtat e njeriut.
Kushtetuta ka qenë pjesë e marrëveshjes që i ka dhënë fund luftës në Bosnje më 1995.
Presidenca trepalëshe e Bosnjës ka informuar Wiegemarkun se vendi planifikon të paraqesë një kërkesë të besueshme për anëtarësim në BE në fund të vit