BE-ja reagon për aneksimin e shpallur nga Putini: Ky veprim nuk do të ndryshojë asgjë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të aneksuar katër territore të Ukrainës.

“Aneksimi i paligjshëm, i proklamuar nga Putini, nuk do të ndryshojë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuar në mënyrë të paligjshme nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe gjithmonë do të jenë pjesë e këtij kombi sovran”, thuhet në deklaratë.

“Ne e kundërshtojmë prerazi dhe e dënojmë pa mëdyshje aneksimin e paligjshëm nga Rusia të rajoneve të Donetskut, Luhanskut, Zaporizhias e Khersonit të Ukrainës”, thuhet më tej.

“Ne nuk i njohim dhe nuk do t’i njohim “referendumet” e paligjshme që Rusia i ka sajuar si pretekst për këtë shkelje të mëtejme të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, as rezultatet e tyre të falsifikuara e të paligjshme”, thuhet në deklaratën e anëtarëve të Këshillit Evropian.

Generated by Feedzy