Studiues nga projekti SHARE, i financuar nga Bashkimi Europian, kanë publikuar një hartë e cila tregon se cilat janë vendet më të rrezikuara nga një tërmet në kontinentin e vjetër. Sipas hartës së përpipuluar nga ekspertë të fushës, më i madh rreziku për lëkundje të forta toke është për Greqinë, Italianë, Bullgarinë, Rumaninë e vendet e Ballkanit.
“Europa ka një histori të gjatë tërmetesh shkatërruese. Të gjithë i kujtojmë tërmetet në Izmit (Turqi) në vitin 1999, si dhe në Laquila (Itali) në 2009-n”, thotë profesor Domenico Giardini, koordinator i projektit. Në Izmit, një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter mori mbi 300 jetë njerëzish dhe shkatërroi plotësisht qytetin.
Për të krijuar hartën, studiuesit kombinuan të dhëna nga mbi 30,000 tërmete në të gjithë Europën. Kushti ishte që magnitudat e atyre tërmeteve të ishin të mëdha dhe të shkaktonin dëm,e të konsiderueshme. Ata përdorën të dhëna e disponueshme në hartën interaktive të tërmeteve AHEAD dhe më pas e krahasuan atë me më shumë se 1,100 thyerje aktive në Evropë që së bashku kanë një gjatësi prej 64,000 km, thonë mediat në Maqedoni. Harta Europiane e Rrezikut Sizmik tregon lëvizjen e pritshme të tokës ose mundësinë 10 për qind që ajo të tejkalohet në 50 vjet.
Bluja tregon se është një rajon me rrezik të ulët, e verdha dhe portokallia se është një rajon me nivel rreziku mesatar, ndërsa e kuqja tregon një prani të lartë rreziku në rajone të caktuara. Zona e kuqe i referohet pjesës juglindore të Evropës ku tërmetet janë më të shpeshta dhe shkaktojnë dëme më të mëdha. Këto rajone kanë një shans 10 për qind më të lartë për të përjetuar një tërmet në 50 vitet e ardhshme.