Beatrix Ramosaj për Encën: Kur të hipën vetja në qejf është gjë e madhe!

Postimi që bëri aq bujë nga ana e Beatrix Ramosaj për Encën, kanë marrë edhe një përgjigje për të gjithë ndjekësit e dy këngëtarëve.
 Sipas Beatrix, gjërat mes të dyjave janë ftohur me kalimin e kohës dhe se ajo nuk e krahason veten me të.

Vetëm pak ditë më parë, Enca Haxhia dhe Beatrix Ramosaj u vunë në qendër të mediave për një sherr virtual, pas postimit të një fotoje që postoi kjo e fundit në profilin e saj në Instagram.

“E vërteta është që unë postova një foto ironike jo për dikë në veçanti, por për fotoshopin që përdorin vajzat duke ekzagjeruar dhe modifikuar pjesë të trupit”, është shprehur Beatrix në një intervistë për “Paloma”, duke shtuar se nuk e krahason veten me Encën, sepse i përket një niveli tjetër.

Miqësia me Encën nuk ka qenë ndonjë miqësi e madhe: “Gjërat thjesht u ftohën me kalimin e kohës dhe kur të hipën vetja në qejf, është gjë e madhe”, ka shtuar më tej ajo.

– See more at: http://lajmi.net/beatrix-ramosaj-per-encen-kur-te-hipen-vetja-ne-qejf-eshte-gje-e-madhe/#sthash.SomlCodV.dpuf