Befason Mancini: Ja çfarë thotë pas humbjes ndaj Lazios

Roberto Mancini ka thënë se skuadra e tij ia dhuroi fitoren Lazios

Edhe përkundër se Interi vazhdon të mbetet lider i Serie A, trajneri Roberto Mancini nuk është shprehur aspak i lumtur me humbjen 2:1 ndaj Lazios.

“Nuk bëmë sa duhej për të fituar dhe i humbëm rastet që nuk është dashur t’i humbim. Në pjesën e dytë u kthyem në lojë dhe nuk është dashur t’i bënim gjërat e çmendura që i bëmë në fund. Humbjet mund të ndodhin, por jo në këtë mënyrë duke ia dhuruar vetë kundërshtarit. Është shumë zhgënjyese të humbësh në atë mënyrë”, është shprehur trajneri italian.

Interi vazhdon të jetë lider i Serie A, me 36 pikë, një më shumë se Fiorentina e Napoli që kanë nga 35 pikë. /Express/