Befason Van der Sar, rikthehet nga pensionimi

Ish-portieri i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar ka vendosur t’i rikthehet sërish fushës

Edwin van der Sar, ish-portieri i Manchester Unitedit, është rikthyer nga pensionimi në moshën 45-vjeçare, pasi dëshiron ta ndihmojë ekipin e  fëmijërisë VV Noordwijk.

Ish-përfaqësuesi i Holandës ndeshjen eë fundit e zhvilloi në vitin 2011 në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbi nga Barcelona.

Pas lëndimit të portieri Mustafa Mare Zine, Noordwijk ka kërkuar nga federata holandeze që t’ia mundësojë Van der Sarit rikthimin të shtunën kundër Jodan Boyes dhe kjo i është mundësuar atij.

“Ai ende e ndjen ngrohtësinë e klubit. Pas disa bisedimeve ai u pajtua që ta ruajë portën të shtunën kundër Jodan Boys. Ne besojmë se do të jetë vetëm një ndeshje. Jemi të lumtur që Edwin dëshiron të na ndihmoj”, ka thënë Pieter Vink, drejtor teknik i Noordwijkut.