Bekim Haxhiu kërkon shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani

Sipas tij, parregullsitë dhe keqmenaxhimi që ka bërë Ministri Rrahmani nuk bëhen as në buxhetin familjar, e lëre më në atë të shtetit.

“Ministri Rrahmani na ka futur në suficit buxhetor, ndërsa tani po kërkon të na fusë në kredi”, ka thënë ai, ndërkohë që ka thënë se Rrahmani duhet të shkarkohet menjëherë./Express/