Bekim Haxhiu kritikon ashpër Kujtim Shalën

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ia ka kujtuar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit faktin se kishte planifikuar që në sesionin pranveror të sjellë në Kuvend për miratim Projektligji për sponsorizim, atë për objekte sportive dhe menaxhimin e tyre, si dhe Projketligjin kundër huliganizmit dhe dukurive tjera negative në sport.

“Për këto punë nuk i keni bërë edhe pse tani kemi hyrë në sesionin vjeshtor të punës në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka kujtuar edhe atë se në muajin mars të vitit 2014, Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërtimin e stadiumit kombëtar prej 25-30 mijë ulësesh.

“Me buxhetin e vitit 2012 janë ndarë mjete financiare për fillimin e punës për ndërtimin e stadiumit kombëtar. Tani po hyjmë në vitin fund të vitit dhe përveç ndarjes së një lokacioni në periferi të Prishtinës një parcele me probleme pronësore nuk po shihet kurrfarë angazhimi nga ana e MKRS-së për bërjen e hapave të duhur që ky projekt të jetësohet”, ka thënë Kamishi.

Kamishi ka thënë se shqetësues është edhe ngecja në projektet e tjera infrastrukturore, projekti i shtigjeve të atletikës me sistemin e ujitjes në Mitrovicë, ndriçimi në stadiumin “Adem Jashari”, e të tjera.

Kësisoj, Kamishi ka pyetur Shalën se, meqë futbolli i Kosovës pret që në muajin mars 2016 të jetë anëtar i UEFA-s dhe synon fazën kualifikuese në shtator të vitit 2016 për Kampionatin Botëror 2018, “a është i vëmendshëm se me këtë ngecje të projekteve ai po rrezikon zhvillimin e ndeshjeve në Kosovë për pjesëmarrje të klubeve dhe reprezentacioni në garat ndërkombëtare”.

Haxhiu e ka bërë edhe një pyetje shtesë, duke ironizuar.

“Nëse nuk përfundojnë projektet në ‘Adem Jashari’ dhe në pranverë fillojnë punimet në stadiumin e Prishtinës, Stadiumi Kombëtar as që ka filluar së ndërtuari, ku do të zhvillohen ndeshjet e Federatës së Futbollit për gara ndërkombëtare – në Shkup a Tiranë”, ka thënë Kamishi/ olle