Benfica kalon tutje në Ligën e Kampionëve

Skuadra portugeze, Benfica, ka arritur të fitojë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Zenitit për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas triumfit 1 me 0 në shtëpi, në takimin e kthimit portugezët arritën të fitojnë me rezultat 1 me 2 për t’u bërë çerekfinalisti i tretë sivjet.

Hulk i dha shpresat Zenitit se do të kalojë tutje duke realizuar në minutën e 69-të, por Nicolas Gaitan barazoi gjithçka në të 85-ën për t’ua shuar këto shpresa rusëve.

Në minutën e fundit Talisca shënoi për rezultatin përfundimtar 1 me 2.

Çerekfinalen mbrëmë e kanë siguruar edhe Real Madridi e Wolfsburgu, ndërsa sonte në orën 20:45 zhvillohet ndeshja Chelsea – PSG për çerekfinalistin e katërt.