David Vidal ka kritikuar trajnerin Rafa Benitez.
Ish trajneri i Cadizit, David Vidal ka kritikuar trajnerin e Real Madridit, Rafa Benitez, për të cilin ka thënë se është duke menduar që po drejton Getafen.
Ai tha se Benitez ka lojtarët më të mirë ën botë dhe duhet të luaj futboll brilant e jo të mbrohet.
“Ai është miku i im dhe do ta mbroj deri në vdekje, por ai duhet ta dijë se është trajner i Real Madridit, pasi po mendon se është i Getafes”, tha Vidal për Radio 4G.
“Disa thonë se duhet të organizosh mirë mbrojtjen dhe pastaj sulmin, por ata p gënjejnë. Ai duhet të bëj më mirë, sepse po punon me lojtarët më të mirë në botë. Ai duhet të luaj futboll brilant”. /Express