Beqiri thotë se veprimet e opozitës janë të papranueshme (Video)

Varësisht nga veprimet që mund t’i bëjnë deputetët e opozitës gjatë seancës së të hënës, atëherë edhe Kryesia edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës do të marrin vendimin adekuat. Këtë bindje e ka shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Në një intervistë për TribunaChannel, ai  thotë se nuk dëshiron që deputetët e opozitës të vazhdojnë të inkriminohen.

Beqiri thotë se po bëhen përpjekje që seanca  të mbahet normalisht dhe se do t’i kryejnë të gjithë pikat e rendit të ditës, pavarësisht rrethanave.

Ai shpreson që gradualisht partitë opozitare të fillojnë të reflektojnë, pasi që ky imazh sipas tij nuk i bënë mirë vendit, duke përsëritur qëndrimin se parlamenti është vendi ku duhet të debatohet dhe argumentohet.