Një grua që mbeti e shurdhër si fëmijë në njërin vesh, ka vendosur që të bëjë diçka të përhershme për t’ua përkujtuar miqve të saj se me cilin vesh mund të dëgjojë.
Përdoruesja e faqes Reddit publikoi fotografinë e saj në të cilën shihej tatuazhi pas veshit – një tatuazh me simbol të një zmadhuesi me një “x”.
“Pasi që jam e shurdhër në njërin vesh, mendova se kjo është mënyra më e mirë për t’iu treguar miqve dhe botës që të mos më flasin në anën e majtë”, tha ajo të enjten, transmeton Gazeta Express.
Postimi i saj që nga atëherë është bërë hit në internet, me miliona shikime.
