Berisha: dy ngjarje sot gëzuan rajonin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka veçuar për sot dy ngjarje ndjellamira për rajonin. Ai përmes një postimi në Facebook thekson:

1- Sot, diplomati numër 1 i SHBA, sekretari Kerri erdhi në vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë. Kjo është një ngjarje e madhe për Kosovën dhe rajonin. Me këtë vizitë shumë të rëndësishme kryediplomati amerikan, sekretari John Kerry, dëshmon mbështetjen e tij dhe të presidentit Obama për Kosovën, përpjekjet, reformat si dhe rolin e saj të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin rajonal.

2- Sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, njoftoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut ftoi Malin e Zi për t’u bërë vend anëtar i kësaj Aleance. Ky është një vendim i merituar e historik për Malin e Zi dhe i rëndësishëm pëer Shqipërinë dhe rajonin tonë si dhe NATO-n në tërësi pasi rrit ndjeshëm sigurinë në krahun juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe i jep fund përpjekjeve të shumanshme të Rusisë për të mbajtur këtë vend nën sferën e saj të influencës me pasoja destabilizuese për Republikën e Malit të Zi dhe me gjerë! /GazetaLiria/