Berisha kujtohet vonë të vijë te Shqipëria

Sulmuesi shqiptar Besart Berisha, ka thënë se do të vinte te Shqipëria të luajë nëse kampionati australian është në pushim.

Besart Berisha sapo ka firmosur kontratën e re me Melburne Victoryn, ku do të qëndrojë deri në vitin 2018.

Sulmuesi shqiptar ndodhet në Australi prej vitit 2011, ndërsa nga 2009 nuk luan me Kombëtaren.

Berisha është 30-vjeçar sot, por kualifikimi i Shqipërisë në Evropian e josh të vishet përsëri kuq e zi.

“Ekziston një mundësi që të luaj. Nëse sezoni këtej ka përfunduar dhe thërritem, unë do të them jam gati të kthehem”, deklaroi sulmuesi ‘theroar.com.au’.

Bersart Berisha ka zhvilluar 14 ndeshje me Shqipërinë pa arritur të shënojë gol.

Megjithatë Gianni De Biasi ka thënë, që do të ketë në vëmendje ata lojtarë, të cilët e ndihmuan Shqipërinë të kualifikohet në Euro 2016, gjë që Berisha nuk bënë pjesë në këtë listë./telegrafi