Bersant Celina luan kundër Juventus-it?

0 komente
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës angleze Manchester City, Bersant Celina, është pjesë e 18-të lojtarëve të ftuar për ndeshjen që City e zhvillon kundër Juventus-it

Celina është ftuar nga trajneri Manuel Pellegrini, për ndeshjen Juventus – Man City, të fazës së grupeve në kuadër të garës më prestigjioze në evropë, Champions League.

Pellegrini e ftoi yllin kosovar, Celinën, pas paraqitjeve magjepsëse që ai po i bënë kohën e fundit me të rinjtë e Man City-t.

City gjendet në pozitën e parë me 9 pikë pas 4 xhirove, një më shumë se Juventus në vendin e dytë.