Besim Kodra për Iljasa Fazliun: Monstrum, mantelbardhë distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve Besim Kodra ka reaguar ndaj abuzimit të vajzës 5-vjeçare nga logopedi Iljasa Fazliu.

Kodra e ka quajtur monstrum Fazliun dhe iu ka bërë thirrje mantelbardhëve që të distancohen nga veprimet e tilla të kolegëve të tyre, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Pyetjes se “ku është dinjiteti i mantelbardhëve” këtu dikund mund t’ia gjeni përgjigjen! Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin!

Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi…

The post Besim Kodra për Iljasa Fazliun: Monstrum, mantelbardhë distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj appeared first on Gazeta Shneta.