Betim Haxhimusa: Do të kthehem shpejtë dhe më i fortë

Gazeta Liria ka realizuar një intervistë eksluzive me futbollistin e KF Gjilanit, Betim Haxhimusa i cili pësoi lëndime serioze fizike në ndeshjen e superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferronikelit dhe Gjilanit. Në atë takim Betim Haxhimusa u sulmua fizkisht nga zyrtarë të klubit të Ferronikelit, sulm nga i cili betimi doli me dorë të thyer. Për të parë gjendjen aktulae të futbollistit ne kemi realizuar një intervistë me të.

Gazeta Liria: Betim, pas tërë atij skandali që ndodhi në fushën e Ferronikelit në Drenas, ku ju dolët më i dëmtuari fizikisht, pas kësaj ju i jeni nënshtruar një operacioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si ndjeheni momentalisht dhe cila është gjendja juaj fizike?

Betim Haxhimusa: Gjendja ime aktuale nuk është e zakonshme por është duke u përmisuar, cdo herë me shpresën që kjo të mos zgjatë shumë.

Gazeta Liria: Me shpresë që shërimi të mos zgjatë, deshëm të ju pyesim se a jeni duke stërvitur në mënyë që të mos ngeleni prapa me përgatitje fizike ?

Betim Haxhimusa: Kam ndërprerë para dy javësh stërvitjet, për shkak të kohës, ndërkaq do të pushoj edhe një muaj derisa të më shërohet dora e kështu të përshtatet me kushtet e ftohta atmosferike. Shpresoj që të kthehem sa më shpejt dhe sa më i fortë.

Gazeta Liria: Pas ngjarjes në Drenas, a ju ka kontaktuar apo vizituar dikush nga Federata e Futbollit të Kosovës, për të ju shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur apo për të parë gjendjen tuaj fizike?

Betim Haxhimusa: Dy ditë pasi që ka ndodhur skandali, nga Federata gjegjësisht kryetari i saj Fadil Vokrri më ka marrë në tëlëfon për të më uruar shërim sa më të shpejtë.

Gazeta Liria: Cili ka qenë intersimi i KF Gjilanit për shëndetin tuaj dhe a ju ka përkrahur në ndonjë mënyrë?

Betim Haxhimusa: Klubi ka qenë shumë korrekt me mua, sjellja e kryesisë së klubit është për tu vlerësuar, ata më kanë vizituar dhe janë interesuar për gjendjen time vazhdimisht. Ndërkaq si ndihmë unë e vlerësoj që 3-4 ditë para kohe kanë përfunduar obligimet financiare mujore.

Gazeta Liria: Betim, cili është mesazhi juaj për tifozët e Gjilanit, Skifterat?

Betim Haxhimusa: Mesazhi im është që unë do të kthehem shpejt, që Skifterat të i bëjë të lumtur. / Gazeta Liria