Beyonce, një grua me të cilën s’duhet ngatërruar

Është cilësuar si një projekt konceptual, i bazuar në udhëtimin jetësor të çdo gruaje. Solo albumi i gjashtë i Beyonce prek shumë tema të fuqishme.

Jo shumë kohë pasi publikoi këngën e saj me videoklip “Formation” që i parapriu albumit me të cilin ajo surprizoi,Beyonce vjen me projektin e saj në mes të Muajit të Historisë së Njerëzve me Ngjyrë. Tekstet e saja i referohen skllavërisë, protestave të Malcom X e tradhtisë bashkësoortore.

Por sidoqoftë, Lemonade është një album që flet më pak për politikë e më shumë për çështjet personale. Është shumë i preokupuar me martesën e saj se sa për situatat aktuale në botë, që jep të kuptojmë se i kushtohet pabesisë së bashkëshortit të saj Jay Z.

Në albumin e saj të ri, Beyonce tingëllon shumë si një grua me të cilën s’duhet ngatërruar. Klipi i saj përmbledhës i albumit i prezantuar në HBO, e paraqet Beyonce në skena ku duket e irrituar, duke shkatërruar makina e duke tentuar vetëvrasjen, transmeton Klan Kosova.