Bicikleta më e gjatë në Botë

Një grup holandez i çiklizmit është në garë për biçikletën më të gjatë në botë.

Anëtarët e organizatës ‘Mijl Van Mares Werkploeg’ e siguruan një vend në Librin e Arritjeve Guinness 2016 kur thyen rekordin për biçikletë më të gjatë në botë.

Por, ata tani kanë krijuar një biçikletë edhe më të gjatë për ta thyer edhe njëherë rekordin, transmeton lajmi.net.

Të dy skajet e biçikletës janë të lidhura me disa lidhje alumini, të cilat përdoren për ndriçim në koncerte dhe janë mjaftueshëm të qëndrueshme.

Për ta lëvizur biçikletën duhen dy njerëz – njëri në pjesën e përparme dhe një në pjesën e prapme për t’iu dhënë pedaleve. (lajmi.net)