Biden: Marrëveshjet Kosovë-Serbi – hap historik

Nënkryetari amerikan Joseph Biden ka deklaruar sot se marrëveshjet e Beogradit e të Prishtinës janë hap historik.

Biden në Zagreb, duke iu drejtuar gazetarëve në fund të samitit Brdo-Brioni, lidhur me përparimet bërë në rajon ka thënë se Serbia dhe Kosova kanë raport produktiv, transmeton Koha.net.

Marrëveshjet e Kosovës e të Serbisë janë hap historik, ka thënë Biden duke përshëndetur liderët në Beograd e në Prishtinë që kanë mundësuar këto marrëveshje.