Që prej fillimit të armëpushimit në Siri numri i civilëve të vrarë ka pësuar një ulje të konsiderueshme.
Pas marrëveshjes të SHBA’së dhe Rusisë procesi ui armëpushimit është respektuar në vija të përgjithshme sepse palët akuzojnë njëra-tjetrën për rastet sporadike të ushtrimit të dhunës.
“Në pesë ditë, 24 civilë janë vrarë, duke përfshirë pesë gra dhe gjashtë fëmijë. Sipas një mesatareje ditore në muajin shkurt rreth 38 civilë janë vrarë brenda një jave. Në prag të marrëveshjes së armëpushimit 63 civilë regjistrohen të vrarë”, thuhet në raportin e OSDH’së.