Bizare: Bale u lëndua në golf, jo në ushtrime futbolli

Real Madrid nuk do ta ketë sonte në skuadër Gareth Bale-n, kur në orën 22 e pret Villarealin, në kuadër të javës 34 të La Ligës.

E arsyeja e mungesës së uellsianit është bizare. Ai është lënduar duke luajtur golf, e jo në ushtrim me klubin, siç u tha dje e pardje.

Reali nuk ka pranuar shkrimet e medieve spanjolle se Bale ka dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës si pasojë e lëndimit gjatë golfit.

“Nuk e di a ka luajtur golf apo jo. Mendoj që nuk ka luajtur. Ai ka lëndim të pjesës së poshtme të shpinës dhe nuk do të luajë kundër Villarealit. Nuk mund të them saktë se cfarë e ku i dhemb atij, pasi nuk jam doktor”, ka thënë trajneri i madrilenëve, Zinedien Zidane.