Bosnja ka arritur vetëm që të barazojë me rezultat 1-1 ndaj Irlandës në sfiën e zhvilluar në Zenicë.
Pasi boshnjakët nuk arritën të shënojnë në fraksionin e parë, pjesa e dytë ishte dramatike.
Në minutën e 82-të ishte Brady ai që kaloi në epërsi irlandezët, duke menduar se siguroi fitoren për vendin e tij.
Por, vetëm tri minuta më vonë u shfaq në skenë Edin Dzeko, i cili shënoi për 1-1 dhe gëzimin e madh në Zenicë (85′).
Përkundër këtij barazimi, Irlanda ka avantazhin e golit si mysafir për ndeshjen që zhvillohet pas tri ditësh në Dublin. /Telegrafi/
Sonte zhvillohen 2 ndeshjet e mbetura për kualifikimin në EURO 2016:
18:00 Ukrain : Slloveni
20:45 Sweden : Danimak