Botërori i vitit 2026 me 40 kombëtare

FIFA pritet të zgjerojë numrin e pjesëmarrësve në Kampionate Botërore, duke filluar nga viti 2026.

Vendimi për rritjen e numri të pjesëmarrësve është dashur të merret sot, por kongresi i FIFA-s e ka shtyrë atë për një datë të pacaktuar.

Megjithatë, kjo ide që nga 32 kombëtare pjesëmarrëse të bëhen 40, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet, gjë që do të ndryshonte edhe sistemin e garave në Botëror. Në tetë grupe do të marrin pjesë nga pesë kombëtare, dhe do të duhet që të zhvillohen edhe 32 ndeshje më shumë, gjë që do ta shtyjë Botërorin edhe për një javë më tepër, transmeton KosovaPress.

Zgjerimi i numrit të pjesëmarrësve pritet që të sjellë përfitime edhe më të mëdha për FIFA-n, e cila në krahasim me Botërorin e vitit 2014, ku mbushi arkat e veta me 2.6 miliard dollarë, tani do të ketë përfitime deri në 4.8 miliard./kosovapress/