Brenda pak vitesh, edhe meshkujt mund të lindin fëmijë

Një hap i madh është bërë sa i përket trajtimit të probleme të fertilitetit, e ndërsa së shpejti mund të trajtojë edhe një problem që ishte i pamendueshëm.

Ekspertë eminent kanë thënë se kjo procedurë, nuk ka pse të mos funksionojë tek meshkujt.

Trajtimi i fertiliteti është bërë një çështje shumë e zhvilluar kohëve të fundit, ndërsa se shkenca ka avancuar aq shumë sa mund të na japë edhe lajme të pabesueshme.

Transplanti i mitrës, është një procedurë që po zhvillohet, por ndërmjet grave dhe grave transeksuale.

“Mendoj se pesë deri në dhjetë vjet, por edhe më herët. Anatomia e mashkullit dhe femrës nuk ndryshon shumë. E tëra që mbetet të shihet, është se në çfarë forme duhet qasur” ka thënë Dr. Karine Chung nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut.

Mirëpo, kjo çështje ngritë një varg të dilemave etike dhe mjekësore, transmeton Telegrafi.

Së pari, kjo procedurë do të kushtojë tepër shumë dhe vetëm ata që kanë shumë para, mund t’i nënshtrohen operacionit.

Pastaj, vihet në pyetje, se si mund të rrisë dhe edukojë një mashkull fëmijën, pa ndihmën e kujdesin e nënës.

Ka edhe shqetësime, se shumë meshkuj do t’i anashkalonin gratë dhe do të bënin vet fëmijët, duke i lënë ato të shmangura. /Telegrafi/