Bryant me ndeshjen e fundit në shtëpi

Kobe Bryant do të luajë ndeshjen e parë pas paralajmërimit për pensionim që e bëri ditë më parë, të gjithë dëshirojnë ta shohin legjendën e NBA teksa përshëndetet nga ky sport

Tani në çdo ndeshje që do ta zhvillojë Lakers, Bryant do të jetë në qendër të vëmendjes. Kobe do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Philadelphia-s (vendlindjes së tij) sonte pas mesnatës dhe të gjithë kanë sytë nga ylli dhe ikona e Lakers.

‘Kam dëgjuar se të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur pasi që Kobe do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Philadelphia-s, kjo është një gjë fantastike” ka thënë lojtari i 76ers Jahil Okafor.

Philadelphia është duke kaluar nepër një formë katastrofale me 18 humbje radhazi këtë sezon dhe 28 në përgjithësi duke llogaritur edhe ndeshjet e fundit të humbura nga sezoni i kaluar, ata kanë hyrë në analet e historisë si skuadra që ka humbur më së shumti ndeshje radhazi.

A do të arrijë Philly të regjistrojë më në fund fitoren e parë pas një kohe të gjatë apo Lakers me Bryant do të triumfojnë, betet të shihet.