Buxhovi: Mos kërkoni ndryshimin radikal të politikës, që ju e keni frymëzuar

Përmes një postimi në facebook, Jusuf Buxhovi, themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar parullën ironike të ditë, përmes së cilës godet akademikët, intelektualët dhe opinionistët/

Lexoni të plotë postimin e Buxhovit:

Parulla ironike e ditës:

Lajkatarë dhe hipokritë të të gjitha ngjyrave nga radhët e “intelektualëve”, “akademikëve” dhe “oponionistëve” nxitoni, që në këto çaste të turbullta dhe vendimtare nëpër të cilat po kalon vendi nga keqeverisja dhe politika të cilën ju e keni përkrahur nga fillimi dhe e keni trimëruar të vijë deri këtu, ta ndërroni “anën”. Pra, me demagogjinë “e shpëtimtarëve”, mos kërkoni ndryshimin radikal të politikës, që ju e keni frymëzuar dhe përkrahur me servilizëm të ultë, por, me vardisje kërkoni ndërrimin e qeverisjes, në mënyrë që akterët e njëjtë (zullumçarët, kriminelët, dikatotët dhe satrapët tjerë, të cilë, me farsen tragjiko-komike në Parlament bashkarisht po marrin pjesë në komplotin kundër shtetit të Kosovës, demokracisës dhe lirisë sonë), të ndërrojnë vetëm rolet, meqë kështu ju prapë do të ruani pozitat si dhe padronët pa të cilët nuk bëni!