Buzhala: Albin Kurti për 16 vite ka qenë kundërshtar i SHBA-ve

Gazetari Berat Buzhala ka shkruar se që prej vitit 1999, Albin Kurti ka qenë kundërshtari më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Kurti çdoherë u kishte thënë ‘’jo’’, marrëveshjeve të përkrahura nga SHBA-të.

Buzhala ka shtuar se : ‘’ Kjo Qeveri duhet me u rrezu per shkak te deshtimit ne arsim, per shkak te korrupsionit, per shkak te drejtesise dhe shendetesise, por jo per shkak te paranojave te Albin Kurtit’’

 

Ja shkrimi i plotë i Berat Buzhalës:

”Albin Kurti dhe SHBA’te, ne 16 vitet e fundit

Albin Kurti, ne forma te ndryshme, prej vitit 1999 ka qene kundershtari me i madh i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, gjoja ne mbrojtje te interesit te Kosoves. Paramendoje sikur t’i kishim thene JO marreveshjes se Rambujes, sic ka kerkuar Kurti? Paramendoje sikur t’i kishim thene JO bisedimeve te Vjenes, sic ka kerkuar Kurti? Paramendoje sikur t’i kishim thene JO Pakos se Ahtisarit, sic ka kerkuar Kurti? Paramendojeni sikur t’i kishim thene JO Shteteve te Bashkuara te Amerikes sa here ka kerkuar Kurti?

Askush mos te shoh andrra qe ne kete vallen tone radikale, te cmendur, do te bashkohej Qeveria e Shqiperise, e cila i ka 1 milion halle te veta. Vishkull vetem do te mbeteshim.

Jane naive, femijnore, tendencat qe te shihet me simpati kryengritja kunder BE dhe SHBA’ve, prej anes se opozites, te cilen per hunde po e terheq Kurti, Boikeni dhe Zaimi.

Simpatik mundesh me qene nese je adoleshent me ide revolucionare. Nese i ke mbi 40 vjet, e nese prapa vetes i ke mbi 10 per qind te votave te qytetareve, e nese vazhdon me ide te tilla, atehere je i rrezikshem, per sigurine e vendit tend.

Shqiptaret e Kosoves, Kosova, asnje aleat tjeter me te besueshem se SHBA’te nuk kane.

Nese dikush tjeter e ka gjete ndonje kanal me te sigurte, me te besueshem, se sa SHBA atehere do te ishte mire qe kete ta bente publike. Le te na tregoj edhe ne tjereve se cila eshte rruga alternative.

Eshte karaxhozllek, eshte banale, eshte antikombetare, qe per shkak te inative ndaj Qeverise aktuale, te vihen ne pikepyetje raportet tona me miqte tane me te mire.

Kjo Qeveri duhet me u rrezu per shkak te deshtimit ne arsim, per shkak te korrupsionit, per shkak te drejtesise dhe shendetesise, por jo per shkak te paranojave te Albin Kurtit. Sic e thash edhe me siper, historikisht eshte treguar qe paranojat e Kurtit kane qene vetem paranoja.

Ne jemi avancuar prej nje province te Serbise, ne nje shtet te pavarur. A eshte kjo pavaresi specifike? Po eshte. A eshte me te meta? Normalisht qe eshte.

Mirepo gjendja nuk mund te permiresohet me armiqesi me ata qe na sollen ne kete gjendje. Ajo  permiresohet duke luftuar per ta permiresuar dhe forcuar shtetin nga brenda.

Duke e rrezuar Hashe e Isen per paaftesi ne qeverisje, e jo pse ata, tok me miqte tane, kane arritur marreveshje me Serbine. Eshte Serbia qe e ka refuzuar qe dy dekada bashkesine nderkombetare. Dhe per kete ishte ndeshkuar.

Sic do te thoshte edhe John Kerry, make no mistake, askend, ama bash askend, as Shqiperine, nuk e kemi mbrapa nesh nese e ndjekim kursin e Kurtit.

Qekaq pata…