BVB të dëshpëruar nga Januzaj, rikthimi te Unitedi

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, a ka përjashtuar mundësin që Adnan Januzaj të kthehet te Manchester Unitedi gjatë janarit.

20-vjeçari, kishte nënshkruar këtë verë për BVB për huazim një vjeçarë dhe që atëherë është paraqitur vetëm pesë herë dhe ka regjistruar një asistim.

Në të gjitha garat anësori shqiptar është paraqitur nëntë herë, por vetëm një herë ka arritur të bëjë një ndeshje të plotë, atë në Ligën e Evropës kundër Krasnodarit.

Gjatë javës ishte raportuar se trajneri i Djajve të Kuq, Louis van Gaal, kishte kërkuar rikthimin e Januzaj.

“Momentalisht kjo nuk është çështje për t’u diskutuar”, ka thënë Zorc për Kicker.

Me shumë mundësi Adnani do të vazhdojë të jetë pjesë e BVB, por klubi gjerman është dëshpëruar nga ambientimi dhe progresi i vogël që ka arritur ai në Bundesligë.